Bledar Devolli nuk është më trajner i Teutës. Lajmi qe qarkullonte diten e sotme, eshte konfirmuar per mediat edhe nga vetë presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.

“Duke analizuar situatën, e mbyllëm këtu marrëveshjen me Devollin. E mora me shumë dëshirë si trajner, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Kisha pritshmëri të mëdha”, deklaroi presidenti i Teutës.

Për gazetën Hasanbelliu konfirmoi se trajner deri në fund të këtij kampionati do të jetë Bledar Hodo, ndërsa ndihmës të tij, përgatitësi i portierëve, Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik, Mark Dodaj.

Ne fakt gjate dites se sotme u perfol mundesia qe trajner i kesaj skuadre do te ishte Gugash Magani, por mesa duket palet nuk kane rene dakord dhe si rrjedhoje drejtuesit e klubit kane vendosur qe t’ia besojne ekipin zevendestrajnerit Hodo.