Covid-19 ka mberthyer ditet e fundit edhe nje nga boksieret me te mire te Shqiperise, kampionin e padiskutueshem Kristian Demaj. Si rrjedhoje, ai ka humbur mundesine qe te udhetoje neser me kombetaren shqiptare drejt Serbise per te marre pjese ne Kampionatin Boteror.

Lajmin e ka dhene per gazeten “Shkodra Sport” trajneri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare, Zef Gjoni. Sipas tij, pamundesia shendetesore e Demajt per te qene pjese e kombetares ne kete aktivitet te rendesishem, ka detyruar stafin ta zevendesoje ate me boksierin tjeter Indrit Laçi.

Per momentin mesohet se Demaj eshte duke qendruar ne karantine dhe shpresat jane qe kete gjendje ta kaloje shume shpejt, nisur edhe nga fiziku i tij.

Nga ana tjeter, boksieri i njohur shkodran perveç Kampionatit Boteror, me shume mundesi mund te humbase edhe ndeshjen e boksit profesionist te parashikuar me 4 dhjetor ne Tetove ku ai do te luftoje per titullin kampion Europe per federaten UBO.

Çdo gje do te mesohet ne ditet ne vijim dhe kuptohet qe me shume rendesi se gjithçka tjeter ne keto momente ka shendeti i tij./SHKODRA-SPORT.COM/