Merr fund “telenovela” e caktimit te stadiumit se ku do te luhet ndeshja ne mes Tiranes dhe Vllaznise, e vlefshme per javen e 11-te te “Abissnet Superiore”. Te kushtezuar nga shume faktore, me ne fund klubi bardheblu ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Futbollit e kane caktuar ate.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se ndeshja ne mes dy ekipeve me te vjetra te futbollit shqiptar do te luhet ne stadiumin “Roza Haxhiu” te Lushnjes.

“Klasikja” kesisoj degdiset shume larg, megjithate e rendesishme eshte qe tashme e kemi nje stadium. Ndeshja do te luhet diten e merkure ne oren 14:00 dhe pritet me interes ne te dy kampet.

Ne fakt deri mbreme ishte thuajse e kryer qe ndeshja do te luhej ne “Elbasan Arena”. Por gjerat kane ndryshuar mengjesin e sotem, ndersa me pas si mundesi dolen stadiumet e Pogradecit, por edhe te Gjirokastres apo dhe Kukesit. Ashtu siç ishte nje opsion edhe luajtja ne Shkoder.

Por ne fund u vendos per ne Lushnje. Tashme nuk ka me dilema dhe skuadrat neser do te zhvillojne seancat e fundit stervitore para kesaj sfide e cila konsiderohet shume e rendesishme per te dyja ato./www.shkodrasprot.com/