Çeshtja e basketbollisteve shkodrane qe bojkotuan stervitjet dhe ndeshjet me ekipin e pare te Vllaznise ka marre nje rrjedhe tjeter. Ata prisnin nje pergjigje pozitive nga drejtuesit e Shoqates se Basketbollit Vllaznia, por kjo nuk ka ardhur dhe si rrjedhoj ata kane gjetur nje zgjidhje tjeter.
Deklaratë për media e tre basketbollisteve që bojkotuan ndeshjen: Presim reagimin e drejtuesve!
Gazeta “Shkodra Sport” meson se dy prej ketyre basketbollisteve nga dita e sotme jane bere pjese e nje ekip tjeter te kampionatit shqiptar. Behet fjale per dy prej ketyre sportisteve, Anisa Bokrinen dhe Anisa Musajen.
Te dyja keto lojtare kane rene dakord me drejtuesit e ekipit te Studentit dhe prej dites se sotme jane bere pjese e tij. Nderkohe ende nuk ka asnje lajm per basketbollisten tjeter, Sara Murçaj.
Vllaznia me largimin e ketyre lojtareve sigurisht qe ka pesuar nje firo jo te vogel sepse eshte reduktuar ndjeshem numri i lojtareve ne dispozicion te trajneres Medina Mustafa, por duket se ajo nuk ka arritur te plotesoje kerkesat financiare te tre basketbollisteve sepse siç dihet buxheti i Bashkise Shkoder per kete ekip eshte i percaktuar dhe per vitin 2025 nuk do pesoje rritje./www.shkodrasport.com/