Dy perfaqesues te Federates Shqiptare te Futbollit do te jene pjese e procesit te ankandit te shitjes se Klubit te Futbollit Vllaznia. Behet fjale per drejtorin juridik te saj Aldi Topçiu si dhe ekspertin e kriterit financiar prane ketij institucioni, Kristaq Ndini.

Njesia e ankandit eshte e perbere nga pese persona dhe tre te tjeret jane perfaqesues te Bashkise Shkoder dhe pikerisht nenkryetari i saj Ardit Çylybyli, nga pergjegjesja e zyres se sportit Vinifred Gazulli dhe juristja Manjoja Fushaxhija.

Këta pesë anëtarë që përbëjnë njësinë e ankandit janë përgjegjës për hartimin e dokumenteve të tij, për shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve e procedurave në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e ankandit publik në fuqi.

Përfshirja e dy përfaqësuesve të FSHF-së në këtë njësi ankandi ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë Shkodër ndaj këtij institucioni për bashkëpunim në procesin e shitjes së klubit.

Në fakt, fillimisht, kryebashkiakja Ademi me një urdhër ankandi të datës 19 janar 2021 në njësinë e ankandit vendosi tre pjestare të Bashkisë, pikërisht Terezina Hila, Vinifreda Gazulli dhe Manjola Fushaxhija.

Por sakaq, ky urdhër ka ndryshuar pikërisht ditën e djeshme teksa kryebashkiakja ka bërë dhe ndryshimet e duhura në këtë njësi teksa tashëm pjesë e tij janë edhe përfaqësuesit e Federatës Topçiu e Ndini. Kete urdher e keni me poshte: