Mbrëmjen e sotme në pedanën e Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë rradha e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj për t’u ngjitur në pedanë. Duhet thënë se në peshën e tij, atë 77 kg ku ka konkurruar, ka patur një pjesmarrje shumë të madhe sportistësh, teksa vetëm në baterinë A kanë marrë pjesë 13 sportistë, nga 12 që marrin zakonisht.
Në stilin e shkëputjes, Erkandi në provën e parë kadeklaruar 155 kg dhe arriti ta ngrejë me sukses duke hyrë kështu menjëherë në vallen për medalje në këtë stil. Në provën e dytë ndërkohë ai nuk ka qenë në momentin e duhur dhe nuk ka provuar ta ngrejë shtangën në 157 kg duke kaluar në të njëjtën peshë tek prova e tretë të cilën sërish nuk ka arritur ta ngrejë dhe duke e mbyllur stilin e shtytjes me 155 kg. Megjithatë me këtë rezultat ai ka arritur të zërë vendin e katërt në këtë stil.
© shkodrasport.com