Kur pritej që nesër të ngjitej në ring për të konkurruar në Kampionatin Europian, peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Arsyeja është një problem që ka ndjerë në tendinën e gjurit, dëmtim i ardhur nga ngarkesat stërvitore.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Qerimaj pak minuta më parë përmes një statusi të publikuar në rrjetin social facebook.
Ja çfarë shkruan ai: “Vendosëm që do tërhiqem nga gara pasi kam një inflamacion tendiva e gjurit nga ngarkesat stërvitore, pasi e shoh të arsyeshme të mos dëmtohen më shumë që të jem i gatshëm për garat e tjera.
Edhe konsulta me doktorin italian ishte që të bëj pushim”- shkruan Qerimaj.
© shkodrasport.com