Lajmet e mira për Vllazninë shtohen çdo ditë.Pas firmës së Elvin Beqirit ditën e enjte, sot ka ardhur edhe një tjetër firmë e rëndësishme. Pikërisht ajo e Ndriçim Shtubinës. Në këtë mënyrë, një tjetër shkodran i shtohet skuadrës kuqeblu. Shtubina kishte kohë që ishte në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë dhe akordi është arritur më në fund. Pikërisht në këto momente ai ka firmosur kontratën njëvjeçare. Në këtë mënyrë, trajneri Shpëtim Duro do të ketë edhe një tjetër futbollist cilësor në dispozicion.

Me marrjen e Shtubinë shkon në pesë numri i blerjeve në këtë merkato vere me Deliç, Nallbanin, Begajn dhe Beqirin. Një merkato që të jep shpresë se kjo skuadër në edicionin e ri do të jetë krejt ndryshe nga një sezon më parë. Ndërkohë vetë Shtubina pas firmosjes së kontratës, ekskluzivisht për gazetën online shkodrasport.com është shprehur: “Natyrisht jam i kënaqur që kthem në shtëpi. Sapo firmosa një kontratë njëvjeçare me Vllazninë dhe premtoj të bëj më të mirën që ajo të arrijë objektivat e saj në sezonin e ri”. Pas Shtubinës është rradha edhe e rumunit Dragoi ndërkohë që me shumë interes pritet të vijnë edhe dy sulmues cilësorë. Se kush do jenë ata, kjo ende nuk dihet.
Gjergj KOLA