Vllaznia- Flamurtari eshte sfida me interesante e ndeshjeve te kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise. Ajo do te luhet diten e sotem ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe padyshim qe pritet me shume interes, edhe per vete rezultatin 2-1 te ndeshjes se pare qe le çdo gje te hapur sa i takon kualifikimit.
Nderkohe, lajmi me i fundit qe “Shkodra Sport” meson eshte se sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit, ia ka besuar drejtimin e ketij takimi nje arbitri me pervoje ne Superlige.
Behet fjale per arbitrin e kolegjiumit te Tiranes Adrian Beqiraj i cili eshte caktuar per te vendosur drejtesi ne kete ndeshje. Nderkohe asistet i pare i tij do te jete tiranasi Ani Koçiaj ndersa asisten i dyte elbasanasi Rexhep Muzhaqi.
Arbiter i katert do te jete Silvio Dyrmishi po nga Elbasani, ndersa vezhgues i arbitrave eshte caktuar laçiani Sokol Çekaj dhe delegat i Federates Shqiptare te Futbollit do te jete Petrit Haxhiaj.
Vllaznia ne ndeshjen e fundit ndaj Partizanit pati pretendime per arbitrimin nderkohe qe shpreson shume qe sot ndaj Flamurtarit, ai te mos kete ndikim ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes./SHKODRA-SPORT.COM/