Nga Fatos LAMAJ

Tirana-Vllaznia është një nga ndeshjet më të luftuara që do të luhet ditën e sotme. Klasikja e Shqipërisë vë përballë dy ekipet që kan më shumë histori dhe mjaftë rivalitet në futbollin shqiptarë.

Përballje kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30 dhe që është e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. një sfidë e cila pritet të jetë mjaft emocionuese dhe që mbërthen tifozët.

E për këtë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht. Enea Jorgjit i është besuar kjo sfidë,ndësa do të ndihmohet nga Emigers Ganxhi dhe Fatmir Lama.

Arbitër i 4-të do të jetë Andi Koçi, teksa VAR-i i është besuar Olsid Ferataj dhe në AVAR do të jetë Erjon Bylykbashi. Delegat është caktuar Eraldi Shera ndërsa Vëzhgues Idriz Gashi.