Ne oren 18:00 do te nise ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja me e rendesishme e javes se 13-te te kampionatit, ajo ne mes dy ekipeve qe mbajne vendin e pare dhe te dyte ne renditje, Vllaznise dhe Teutes.
Por nderkohe, ndonese eshte nje ndeshje shume e rendesishme, Sektorit i Arbitrimit prane FSHF-se nuk e ka konsideruar te tille duke mos ia besuar njerit prej arbitrave me te mire te saj.
Per kete ndeshje eshte caktuar si kryesor fieraku Kreshnik Cjapi nderkohe qe asistente te tij do te jene Ilir Tartari i te njejtit kolegjium si dhe Nuri Rrapaj i kolegjiumit te Patosit.
Arbitri i FIFA-s Eldoria Hamiti nderkohe eshte caktuar te jete arbiter i katert ne kete ndeshje ndersa vezhgues i tyre do te jete Albano Janku.
Sakaq delegat i FSHF-se eshte Alban Tafaj. Shkodranet kerkojne dhe pretendojne te kete drejtesi ne fushen e lojes ne menyre qe arbitri te mos ndikoje ne rezultatin e ndeshjes.