Egnatia- Vllaznia eshte nje nga dy sfidat qe do te mbylle javen e 22-te te Superiores qe do te luhet pasditen e sotme duke filluar nga ora 13.00 ne stadiumin “Egnatia Arena” te Rrogozhines.

Kuptohet qe rendesia e ndeshjes eshte e madhe dhe si rrjedhoje eshte vleresuar maksimalisbt nga te dy skuadrat dhe po ashtu edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ka zgjedhur nje arbiter me shume pervoje per ta drejtuar ate.

“SHKODRA SPORT” msson se do te jete Kridens Meta ai qe do ta drejtoje ndeshjen e sotme ne Rrogozhine. Tiranasi do te kete ndihmen e asistenteve Emigers Ganxhi nga Elbasani dhe Ani Koçiaj nga kryeqyteti ndersa arbiter i katert do te jete Florian Lata nga Durresi.

Ne sistemin VAR nderkohe do te jete Ardian Beqiri i kolegjiumit te Tirane dhe ne AVAR do jete Denis Rexha. Vezhgues i arbitrave ne ndeshjen e sotme do jete durrsaku Idriz Gashi dhe delegat i Federates eshte caktuar Eraldi Shera.

Shkodranet sigurisht qe presin drejtesi nga trupa e arbjtrave ne kete ndeshje shume delikate dhe njekohesisht te rendesishme per vazhdimesine e tyre ne kampionat sa i takon pretendimeve per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/