Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, po hidhet shorti i Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2023-2024. Skuadrat pjesëmarrëse në dy ligat e kampionatit shqiptar, kanë njohur rivalët që do të kenë për gjatë gjithë sezonit.

Superiorja do të nisë në datën 19 gusht teksa Kategoria e Parë do të fillojë në datën 2 shtator. Skuadrat pjesëmarrëse në Superiore janë: Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo dhe Erzeni.

Ne javen e pare te kampionatit, Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare te kampionatit ne shtepi, pikerisht ndaj ekipit te Kukesit. Nje short mese i favorshem duke pare dhe problemet e shumta qe po kalon skuadra kukesiane.

Si rrjedhoje nje start me fitore do te ishte diçka shume pozitive per ekipin e Vllaznise qe do ta ndihmonte me pas per ecurine e metejshme ne kampionat.

Java 1

LAÇI – ERZENI

PARTIZANI – TEUTA

VLLAZNIA – KUKËSI

EGNATIA – SKËNDERBEU

DINAMO – TIRANA