Ne stadiumin e Mostarit do te nise pas pak minutash ndeshja miqesore ne mes skuadres vendase Zrinjski dhe Vllaznise. Te dy skuadrat po pergatiten per ndeshjet e Conference League dhe duan te testojne veten.
Nderkohe behen te ditur edhe emrat e lojtareve kuqeblu qe do ta nisin kete miqesore nga minuta e pare. Keshtu ne porte do te jete Kristi Qarri ndersa ne mbrojtje do te jene Erdenis Gurishta ne te djathte dhe Melos Bajrami ne te majte, ndersa ne qender do te jete dyshja Marko Juriç- Milos Stojanoviç.
Treshja e mesfushes do te jete e formuar nga Klinti Qato, Ardit Krymi dhe Ardit Deliu, ndersa para tyre do jene Amir Kahrimanoviç dhe Esat Mala qe do te mbeshtesin Bekim Balajn ne maje te sulmit.
Per Vllaznine kjo pritet nje prove shume seriozie ne prag te perballjeve me islandezet e Valur ne ndeshjet e turit te pare te “Conference Leaugue” qe do te zhvillohen me 11 dhe 18 korrik.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE duke klikuar ne linkun e meposhtem: