Pas pak minutash do te nise ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe ekipit te superliges boshnjake NK Posusje.
Trajneri Memelli ka perzgjedhur tashme edhe 11-shen qe do te nise nga minuta e pare kete miqesore.
Keshtu, ne porte do te jete Qarri, ne mbrojtje do te luhet me 3 dhe pikerisht me Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedijev.
Ne mesfushe do te luhet me 4 lojtare, ku Smajli e Hakaj do te jene nga krahet dhe Alivoda e Boshnjaku ne qender.
Treshja e sulmit do te formohet nga Çoba, Mala dhe Balaj. Siç shikohet, eshte i njejti formacion si ne ndeshjen e pare ndaj NK Medjugorje. /SHKODRASPORT.COM/