Diten e sotme jane mesuar verdiktet perfundimtare te sezonit te rregullt te “Abissnet Superiore” ku nje nga çeshtjet qe pritej te merrte zgjidhje ishte ajo per caktimin e skuadres se katert qe do te merrte pjese ne “Final 4”.
Ne kete menyre pas Egnatias, Dinamo e Vllaznise, skuadra e katert qe e siguroi kete te drejte sot pikerisht ne ndeshjen ndaj Elbasanit, ka qene Partizani. Te kuqte ne kete menyre kane plotesuar organiken e skuadrave qe do te luftojne per fitimin e titullit kampion.
Por dilema e pare qe mbetet per t’u percaktuar eshte se cilet do te jene dy çiftet gjysmefinaliste? Gjithçka do te mesohet ne shortin qe do te hidhet ne ditet ne vijim nga Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit. Po kur do te hidhet ky short?
Gazeta “Shkodra Sport” meson se shorti i gjysmefinaleve te kampionatit do te hidhet paraditen e se martes. Ne kete menyre kete dite do te mesohet edhe emri i kundershtarit me te cilin do te ndeshet Vllaznia. Dinamo apo Partizani? Kjo mbetet per t’u mesuar pas dy ditesh.(www.shkodrasport.com)