Ndeshja e neserme ne mes Vllaznise dhe Laçit e cila do te startoje ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet shume e rendesishme sidomos per ekipin shkodran qe po kalon nje moment te veshtire ne kampionat.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se arbiter kryesor per kete ndeshje eshte caktuar durrsaku Klodian Shahini. Kjo eshte zgjedhja qe ka bere Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.
Kuqeblute sigurisht qe presin nje arbitrim korrekt sepse ne sfiden e kaluar ndaj Partizanit, paten kritika per arbitrin kryesor te saj.
Kujtojme qe Klodian Shahini e ka arbitruar per here te fundit Vllaznine ne ndeshjen e fazes se pare ate ndaj Egnatias, luajtur po ne Shkoder dhe te fituar nga rrogozhinasit me rezultatin 2-0. Madje edhe ne dy te tjera po ndaj ketij kundershtari, ne sezonin 2022-23 Shahini ka qene arbiter dhe shkodranet kane humbur me rezultatet 0-4 dhe 0-1./SHKODRA-SPORT.COM/