Pasditen e sotme, me konkretisht ne ora 19:00 ne “Elbasan Arena” do te nise nje takim shume i rendesishem i vlefshem per javen e 7-te te “Abissnet Superiore” ne mes Dinamos dhe Vllaznia ku te dy skuadrat do te kerkojne fitoren.

Por nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur tashme edhe trupen gjykuese te ketij takimi. Keshtu, kryesor eshte caktuar Olsid Ferataj i kolegjiumit te Patosit, ndersa asistente te tij do te jene fieraku Ilir Tartaraj dhe arbitri tjeter nga Patosi Nuri Rrapaj.

Arbiter i katert do te jete Erjon Bylykbashi i kolegjiumit te Elbasanit. Edhe ne VAR do te jete nje tjeter pjestar i ketij kolegjiumit, pikerisht Emanuela Rusta, ndersa ne AVAR do te jete arbitri tjeter me stemen e FIFA-s Juxhin Xhaja.

Vezhgues i tyre do te jete Plarent Kotherja ndersa delegat i Federates per kete takim eshte caktuar Alban Tafaj. Pritet te jete nje 90 minutesh shume interesant dhe qe do te dhuroje nje perballje te forte ne mes ketyre dy skuadrave me emer ne futbollin shqiptar./www.shkodrasport.com/