Ndeshja e sotme ne mes Laçit dhe Vllaznise e cila do te startoje ne oren 15.00 ne stadiumin e qytetit te Laçit, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet.
Kurbinasit ne fakt e kane me te domosdoshme fitoren ngaqe ndodhen ne pozita te veshtira ne renditje, por edhe per shkodranet ky trepikesh do t’u bente shume pune per te mbetur ne mes rradheve te ekipeve pretendente.
Rendesia e kesaj ndeshje eshte shume e madhe dhe ne fakt e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ka caktuar nje nga arbitrat e saj me te mire per ta drejtuar ate
Behet fjale per arbitrin me stemen e FIFA-s Juxhin Xhaja qe do te kete per detyre te vendose drejtesi ne kete sfide te vlefshme per javen e parafundit te fazes se pare te “Abissnet Superiore”.
Nderkohe ai do te jete i mbeshtetur nga asistentët Denis Rexha dhe Arbër Zalla, ndersa arbitër i katërt do të jetë Daniel Vrapi. Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.
Vezhgues i arbitrave ne kete takim eshte caktuar nje emer i njohur i kesaj fushe, Albano Janku, nderkohe qe delegat i Federates eshte Besnik Çela./SHKODRA-SPORT.COM/