Diten e sotme Vllaznia do te luaje serish ne Ballsh ndaj Bylisit, por kete here ne kuadrin e javes se 18-te te “Abissnet Superiore”.
Heren e kaluar, ajo arriti te fitonte 2-0 fale golave te shenuar nga Jonuzi e Kaina duke hedhur nje hap te sigurte per kalimin ne turin e trete te Kupes se Shqiperise.
Nderkohe “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor ne kete ndeshje do te jete durrsaku Florian Lata ndersa asistente te tij do te jene Xhulio Mani dhe Gerald Cenolli ndersa arbiter i katert do te jete Olsid Ferataj nga Patosi.
Nderkohe ne sistemin VAR do te jete durrsaku tjeter Andi Koçi ndersa ne AVAR Orlando Kuka nga Tirana. Vezhgues i arbitrave do te jete Ilirjan Kristo ndersa delegat i Federates ne kete takim eshte caktuar Agim Mone.
Shkodranet sigurisht qe kerkojne fitoren edhe sot, e cila do t’i mbante ato fare prane kreut te renditjes, duke shpresuar qe dy rivalet e tyre Tirana e Partizani te bejne ndonje hap te gabuar./SHKODRA-SPORT.COM/