Zbulohen pesë arbitrat që ka caktuar sot FSHF për ndeshjet e javës së parafundit në Superiore.

Enea Jorgi do të vendosë drejtësi në kryendeshjen Partizani-Vllaznia në “Air Albania”, ku do të ketë gjashtë gjyqtarë.

Në Laçi-Teuta është vendosur Eldorian Hamiti, i cili ashtu si Jorgji mban stemën e FIFA-s.

Ndërsa në “finalen” e mbijetesës mes Kastriotit dhe Bylisit i është besuar arbitrit nga Durrësi, Florian Lata. Në Apolonia-Tirana do të gjykojë Juxhin Xhaja.

Në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Kukësin, FSHF ka caktuar Klodian Shahinin. Ajo që vihet re është rikthimi i arbitrave i tri arbitrave të FIFA-s.