Pas diçka me pak se nje ore do te nise ne “Air Albania” ndeshja kryesore e javes se 30-te te “Abissnet Superiore” ne mes Partizanit dhe Vllaznise. Nje beteje qe pritet te jete shume e forte per vete objektivat e te dy ekipeve.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje. Keshtu, kryesor per sfiden e sotme do te jete arbitri i kolegjiumit te Tiranes Kreshnik Barjamaj. Ai do te kete si asistente lezhjanin Ridiger Çokaj dhe lushnjarin Marjus Qose.
Arbiter i katert sakaq do te jete lushnjari Laver Alla. Ne sistemin VAR nderkohe do te jete arbitri Eldorian Hamiti, ndersa ne AVAR Orlando Kuka. Vezhgues i arbitrave eshte caktuar Plarent Kotherja ndersa delegat i Federates Marjus Sulejmani.
Sfida ne mes Partizanit dhe Vllaznise pritet te dhuroje emocione per tifozet qe do te jene te pranishem ne “Air Albania”, por edhe ata qe do ta ndjekin nga ekrani i televizionit./www.shkodrasport.com/