Kastrioti- Vllaznia eshte sfida e sotme e vlefshme per javen e 14-te te “Abissnet Superiore” qe do te startoje duke nisur nga ora 13.00 ne stadiumin e Kamzes. Nje sfide kjo shume delikate per te dy skuadrat qe vijne nga momente jo te mira te tyre.
Nderkohe, “Shkodra Sport” ka mesuar se fundi edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim. Arbiter kryesor per te eshte caktuar Ardian Beqiraj i kolegjiumit te Tiranes, nderkohe qe asistente te tij do te jene dy arbitat e po ketij kolegjiumi Dojando MJyftari dhe Xhulio Mani.
Arbiter i katert do te jete tiranasi tjeter Erjon Bastari. Sakaq, ne sistemin VAR per kete ndeshje eshte caktuar te jete arbitri i FIFA-s Juxhin Xhaja ndersa ne AVAR Albert Doda, po nga Tirana.
Delegat i Federates Shqiptare te Futbollit eshte caktuar Agim Mone, ndersa vezhgues i arbitrave do te jete Servet Bogdani nga qyteti i Durresit.
Pritet te jete nje sfide shume e luftuar dhe si rrjedhoje padyshim qe edhe roli i arbitrimit do te kete shume rendesi ne kete ndeshje qe pritet me interes nga te dy skuadrat./SHKODRA-SPORT.COM/