Ndeshja Skenderbeu- Vllaznia do te jete nje nga tre perballjet e dites se sotme qe do te luhen ne kuadrin e javes se trete te “Abissnet Superiore”, sfide kjo qe do te startoje ne oren 20:00 ne stadiumin e qytetit te Korçes.

Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit i ka caktuar tashme edhe arbitrat qe do te drejtojne kete takim. Keshtu kryesor do te jete Adrian Beqiraj i kolegjiumit te Tiranes.

Asistente te tij do te jene nderkohe Alfred Shkreta dhe Feliks Kolleshi po te ketij kolegjiumi, ndersa arbiter i katert eshte caktuar elbasanasi Silvio Dyrmishi.

Ne sistemin VAR nderkohe do te ejte arbitri i FIFA-s Florian Lata, ndersa ne AVAR Orlando Kuka. Vezhgues i arbitrave eshte Mentor Sopjani dhe delegat i Federates Ilirjan File./www.shkodrasport.com/