Ndeshja Teuta- Vllaznia do te startoje sot ne ora 18:00 ne stadiumin e qytetit te Durresit. Nje sfide shume delikate per te dy ekipet te cilat do te kerkojne medoemos fitoren
Nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur tashme edhe trupen gjykuese te ketij 90 minuteshi shume te rendesishem per durrsaket dhe shkodranet.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor ne ndeshjen e sotme ne ‘Niko Dovana’ do te jete lushnjari Laver Alla. Nderkohe, asistente te tij jane caktuar tiranasi Egin Doda dhe lushnjari Marjus Qose.
Arbiter i katert do te jete tiranasi Ermis Çelaj. Sakaq, ne sistemin VAR eshte vendosur qe te jete laçjani Klodian Prenga, ndersa ne AVAR do te jete fieraku Kreshnik Cjapi.
Vezhgues i arbitrave ne kete perballje do te jete Arjan Mani nga Patosi, ndersa delegat do te jete Alban Tafaj./www.shkodrasport.com/