Vllaznia-Dinamo City pritet te jete nje sfide shume interesante e cila do te startoje sot duke filluar nga ora 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Te dy ekipet padyshim qe do te kene objektiv fitoren, Vllaznia per te siguruar final-4 dhe vendin e dyte, ndersa Dinamo City per te synuar nje vend ne katershen e pare.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vleresuar maksimalisht kete sfide, duke caktuar edhe trupen gjykuese. Keshtu, arbiter kryesor do te jete arbitri i FIFA, Enea Jorgji.
Asistente te tij do te jene tiranasi Denis Rexha dhe lezhjani Ridiger Cokaj, ndersa arbiter i katert do te jete Eldorjan Hamiti. Ne sistemin VAR sakaq eshte caktuar arbitri nga Patosi Olsion Yzeiraj, ndersa ne AVAR Adrian Beqiraj.
Vezhgues i arbitrave ne kete takim do te jete tiranasi Plarent Kotherja, ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit Mario Kertusha. Ndeshja pritet te jete interesante dhe e shoqeruar nga nje rivalitet i madh ne fushen e lojes./SHKODRASPORT:COM/