Vllaznia- Egnatia eshte nje nga dy gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise qe do te luhet pasditen e sotem duke filluar nga ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Nje sfide qe pritet me shume interes sepse mund te percaktoje shume gjera sa i takon objektivave te te dy skuadrave.
Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar kete ndeshje nje arbitri me shume pervoje, Kridens Meta.
Lajmi ende nuk eshte zyrtar sepse FSHF ka zgjedhur te mos i publikoje emrat e arbitrave deri dy ore para ndeshjes, per te eliminuar problemet e shfaqur me to kohet e fundit, megjithate konfirmohet nga burime te gazetes tone.
Kridens Meta ne fakt njihet si “arbiter barazimesh”, por Vllaznia duhet te synoje fort te kerkoje fitoren me çdo kusht sepse vetem ne kete menyre mund te hedhe nje hap te sigurte per kualifikimin ne finalen e Kupes se ketij sezoni, çka do te ndodhte per te treten here rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/