Ndeshja e sotme qe do te startoje ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Elbasanit, konsiderohet shume e rendesishme sa i takon faktit se do te percaktoje njeren prej kater skuadrave qe do te kualifikohet ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise te ketij edicioni.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson edhe emrat e arbitrave qe jane caktuar per ta drejtuar kete takim. Keshtu, arbiter kryesor do te jete durrsaku Klodian Shahini, ndersa ndihmes do te kete durrsakun tjeter Fatmir Lama dhe fierakun Aurel Topi, ndersa arbiter i katert do te jete Adrian Beqiraj.

Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit nderkohe ka caktuar ne sistemin VAR durrsakun tjeter Andi Koçi, ndersa ne AVAR do te jete patosaraku Olsid Ferataj. Delegat i Federates per kete takim eshte caktuar Bujar Pregja.

Shkodranet paten pak pretendime per disa raste te diskutueshme ne ndeshjen e kampionatit te para kater diteve ndaj po ketij kundershtari dhe shpresojne shume qe sot te kene nje arbitrim korrekt.(www.shkodrasport.com)