Vllaznia- Laçi eshte sfida me e rendesishme e javes se 17-te te “Abissnet Superiore”. Ajo do te nise pasditen e neserme duke filluar nga ora 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Sigurisht qe te dy ekipet do te kerkojne t’i shkepusin fitoren njera- tjetres.
Por ndonese eshte sfida me e rendesishme e javes, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit nuk ka zgjedhur asnjerin prej tre arbitrave qe mbajne stemen e FIFA-s per ta drejtuar ate.
Keshtu, “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor sot ne “Loro Boriçi” do te jete ai i kolegjiumit te Patosit, Olsion Yzeiraj. Asistente te tij do jene Marius Qose nga Lushnja dhe Erind Burgu nga Fushe- Kruja.
Arbiter i katert do te jete tiranasi Kridens Meta. Ne sistemin VAR nderkohe eshte caktuar arbitri qe sapo ka marre stemen e FIFA-s per kete sistem, Kreshnik Barjamaj, ndersa me Avar do te jete Orlando Kuka, edhe ky nga krywqyteti.
Vezhgues i arbitrave per ndeshjen e sotme eshte caktuar Ervis Peza ndersa delegat i Federates do te jete Eraldi Shera. Takimi Vllaznia- Laçi do te startoje ne oren 16.00 dhe do te transmetohet nga platforma “Oversport”./Shkodra-Sport.Com/