Ndeshja Vllaznia- Laçi qe do te startoje sot ne ora 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” pritet me interes ne te dy kampet. Kurbinasit do te tentojne te marrin pike per te permiresuar edhe me shume pozicionimin e tyre ne tabelen e renditjes, nderkohe qe shkodranet duan te ngjiten me lart ne renditje sesa vendi i katert qe mbajne aktualisht.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se fundi edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje. Keshtu, kryesor eshte caktuar te jete Adrian Beqiraj i kolegjiumit te Tiranes. Interesant eshte fakti se po ky arbiter ka drejtuar edhe ndeshjen e fazes se pare ne mes ketyre dy skuadrave te luajtur ne Laç dhe te fituar nga vendasit me shifrat 3-1.

Asistente te Beqirajt ne takimin e sotem do te jene dy vlonjatet Taulant Kasa dhe Maringlen Llukmani, ndersa arbiter i katert do te jete Ermis Çelaj po nga Vlora. Ne sistemin VAR sakaq eshte caktuar tropojani Dorjan Maletaj, ndersa ne AVAR durrsaku Florjan Lata.

Vezhgues i arbitrave ne kete ndeshje do te jete Kridens Meta, ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit ne kete takim do te jete Andi Zere./www.shkodrasport.com/