Starti jo i mire i kampionatit, shoqeruar me 5 humbje dhe vetem 1 fitore ne 6 ndeshjet e para te tij, ka bere qe situata tek ekipi i Vllaznise ne basketboll per meshkuj te mos jete ajo e duhura. Si rrjedhoje e kesaj situate, se fundi ka ardhur edhe doreheqja e trajnerit Damian Bekteshi.
Nje gje e tille eshte zyrtarizuar pak minuta me pare nga Shoqata e Basketbollit Vllaznia e cila nderkohe ne njoftimin e saj ende nuk e ka bere te ditur se kush do jete pasuesi i Bekteshit ne pankine. Ja njoftimi i shperndare:
NJOFTIM NGA KLUBI I BASKETBOLLIT VLLAZNIA
Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë. Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin, dhe ne e respektojmë maksimalisht.
Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve. Nën drejtimin e tij:
• Ekipi ynë arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.
• Vjet, ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën.
Falenderojmë Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën tonë. Ai mbetet gjithmonë pjesë e familjes së madhe të Vllaznisë, dhe i urojmë suksese në hapat e tij të ardhshëm.