Skuadra e Burrelit ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Dorjan Bubeqit. Humbja befasuese me rezultatin 1-5 ndaj Luzit brenda në Burrel bëri që drejtuesit të marrin masa dhe për pasojë shkarkuan ish-teknikun kavajas.
Menjëherë, drejtuesit u vendosën në kërkim të timonierit të ri, me të cilin është arritur marrëveshja tashmë. Burime pranë klubit matjan bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se, Klevis Hima do të marrë në dorë frenat e kësaj skuadre.
Ne fakt dy dite me pare ka qene administratori i ketij klubi i cili beri te ditur se ishin dy kandidatura per postin e trajnerit te Burrelit, njeri prej te cileve ishte nje ish- zevendestrajner i nje skuadre te Superiores. Qe do te thote se e kishte fjalen per Klevis Himen dhe akordi me te eshte arritur.
Hima pritet të nisë punën e tij që nga dita e shtunë për ndeshjen e së mërkurës me kryesuesit e Bylis. Kujtojmë se, Klevis Hima, ka qenë pjesë e Laçit në rolin e zv/trajnerit për shtatë vite./SHKODRA-SPORT.COM/