Edhe pse e gjithë vëmendja është fokusuar te situata kaotike për shkak të Koronavirusit, një lajm i papritur mëngjesin e sotëm, ka shtangur gjithë opinionin sportive në Shqipëri.
Ish-futbollist i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.
Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.
Mësohet se në datën 24 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë…