Kombëtarja italiane e futbollit do të mbërrijë nesër në vendin tonë por ajo nuk do të stërvitet në stadiumin “Loro Boriçi””. Siç ndodh zakonisht, ekipet kombëtare një ditë para ndeshjes zyrtare, zhvillojnë seancën e fundit në stadiumin ku do të luajnë. Por kjo nuk do të ndodh me axurrët.
Kjo bëhet e ditur nga burime pranë drejtuesve të stadiumit të Shkodrës të cilët kishin marrë masat për kthimin e fushës në gjendje normale por ata janë lajmëruar se italianët nuk do të zhvillojnë stërvitje. Ata thjesht do mbërrijnë një ditë para në ambjentet e “Loro Boriçit”, do të shkelin fushën sa për të parë gjendjen e saj. E ndërsa futbollistët do kthehen sërish në hotel, trajneri Ventura do të dalë para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp. Ndërkohë, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë stërvitje para ndeshjes në stadium. Sa i takon akomodimit, bëhet e ditur se Italia do të qëndrojë në “Grand Hotel Europa” ashtu si dhe Spanja, ndërsa Shqipëria do të akomodohet në “Hotel Colosseo”.
© shkodrasport.com