I kishte “munguar” Vllaznise ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, por Kridens Meta rikthehet serish ne Shkoder.

Do te jete i pranishem ne ndeshjen e pasdites ndaj Skenderbeut, e cila starton ne oren 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi”. “Shkodra Sport” meson se ky arbiter do te jete serish ne VAR dhe assitent i tij do jete Dojando Myftari.

Meta ka qene i pranishem ne disa ndeshje te ketij sezoni ne ndeshjet e Vllaznise dhe ne dy te fundit qe ka qene ne VAR, pikerisht ndaj Laçit dhe Teutes, shkodranet kane patur verejtje per te.

Nderkohe ne fushe arbiter do te jete tiranasi Erjon Bastari. Nderkohe asistentet do te jene Rejdi Avdo i kolegjumit te Tiranes dhe Herald Lisaku nga Durresi, ndersa arbiter i katert do te jete Orlando Kuka.

Vezhgues i arbitrave do te jete Mentor Sopjani nga Lushnja dhe delegat i Federates Shqiptare te Futbollit eshte caktuar Alban Tafaj./SHKODRA- SPORT.COM/