Mbledhja e sotme tek skuadra e Kukësit nuk është shoqëruar me ndëshkime trajnerësh e lojtarësh (me përjashtim të një gjobe të vënë për ta). Në fakt pritej që kjo mbledhje të ishte më e ashpër dhe pse jo presidenti Gjici pritej edhe të shkarkonte stafin teknik me në krye serbin Milinkoviç. Por nëse nuk e ka bërë sot, mund ta bëjë ditën e shtunë. Nëse Kukësi nuk arrin të fitojë në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në Laç. Çdo rezultat tjetër përveç fitores, do ta thellonte diferencën e skuadrës kukësiane me Skënderbeun kryesues. Për të mos ndodhur kjo, presidenti Gjici duket se e ka paralajmëruar për herë të fundit stafin teknik. Dhe si për të mos qëndruar “këmbëkryq” dhe për të mos u gjendur të papërgatitur nga një largim i mundshëm i Milinkoviç, drejtuesit e Kukësit mësohet se kanë filluar të “piketojnë” pasardhësin e tij. Dhe interesant është fakti se ai mendohet të jetë nga Shkodra. Për momentin nuk mund të zbulojmë emrin e të preferuarit të kukësianëve megjithatë ky është fakti. Do jetë Cungu sërish apo ndonjë shkodran tjetër, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
© shkodrasport.com