Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos. Boskieri shqiptar numëroi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.
Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës është mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj. Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos si boksier. E veçanta është se të gjitha fitoret janë mbyllur me “KO”.
Pas tij do të zbresë në ring Amarildo Bakaj. Vëllai më i vogël pretendon titullin “WBO World Champion”.