Nga Endri ÇINARI

Sot, në orën 15:00 janë luajtur ndeshjet e “Play Off” në Kategorinë e Parë. Duele që janë mbajtur për të përcaktuar skuadrat që do vijojnë garën për ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin tjetër. Dy çiftet që kanë zbritur në fushë kanë qenë Vora-Apolonia dhe Flamurtari-Korabi.

Në duelin e parë, Vora ndelon ëndrrën për Superioren. Ata arritën të mposhteshin me përmbysje fierakët. Bardhejeshilët kaluan në avantazh fillimisht me Hebejan, por Vora do përmbyste gjithçka brenda pjesës së parë. Dopieta e Prenges, do e dërgonte Vorën në avantazhin 2-1 në përfundim të pjesës së parë. Në pjesën e dytë do ishte rradha e golashënuesit të skuadrës, Rraboshta të gjente rrjetën.

Shkodrani do dërgonte shifrat në 3-1 për Vorën në minutën e 50-të të takimit. Por nuk do mbaronte me kaq, pasi Apolonia do ngushtonte shifrat në 3-2, e do ishte po një shkodran si Maksuti që do i jepte shpresë fierakëve. E gjithçka do barazohej nga Omeri për rezultatin 3-3. Por asgjë s’do mbaronte me kaq sepse Apolonia do realizonte çmendurinë me Umejegio duke përmbysur shifrat 3-4.

Në çiftin tjetër Flamurtari-Korabi gjithçka u mbyll në shifrat 0-0 në Vlorë. Rezultat që i lejon kuqezinjtë të avancojnë në finalen e “Play Off”. Kjo për shkak se kampionatin e rregullt e mbyllën në vendin e tretë dhe barazimi favorizonte bregdetarët. Të dy ekipet do luajnë mes tyre për të përcaktuar se kush do jetë kundërshtari i Laçit për “play off” të Superiores.