Grumbullimi qe ka nisur tashme per kombetaren shqiptare per ndeshjet ndaj Çekise dhe Ukraines, po shoqerohet serish me probleme te medha. Disa nga lojtaret me emer te saj, nuk do te jene te gatshem per keto dy sfida te cilat jane te fundit per kete edicion te “Nations League”.

Vete Federata ka njoftuar sot se Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Rei Manaj nuk do te jete te gatshem per stafin teknik per shkak te demtimeve qe po kalojne. Po ashtu, vete institucioni i futbollit shqiptar ka njoftuar se keto futbolliste jane zevendesuar me Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën, te cilet pritet t’i bashkohen ekipit diten e neserme.

Pra, largohen 4 lojtare dhe do zevendesohen nga 3. Mungon nje per te mbajtur numrin kontant te te grumbulluareve dhe ne fakt, mbremjen e sotme eshte shtuar edhe nje tjeter lojtar ne grumbullim. Gazeta “Shkodra Sport” meson se mbremjen e sotme, pjestare te kombetares shqiptare i kane telefonuar futbollistit aktual te Partizanit Marçelino Preka duke i kerkuar te lere grumbullimin me ekipin U21 dhe t’i bashkohet ekipit te pare.

Ende nuk eshte e qarte nese kjo ftese eshte bere thjesht per te plotesuar numrin e lojtareve ne stervitje derisa te vijne te tjeret, apo dhe Preka do te jete pjese e kombetares ne dy ndeshjet e rradhes./www.shkodrasport.com/