Sonte ne oren 24.00 do te mbyllet merkatoja e futbollit te femrave dhe Vllaznia ka bere nje tjeter goditje, madje kete here dyshe. Presidenti Lazer Matija mesohet se ka arritur akordin edhe me dy futbolliste te tjera.

Njera prej tyre eshte me origjine shqiptare, por e rritur ne Greqi dhe ka pasaporten e ketij vendi, Maria Bashka. Ajo ka luajtur me disa skuadra te ketij vendi, nderkohe qe se fundi ka qene pjese e ekipit kampion te Bullgarise, Lokomotiv Stara Zagora.

Bashka ka qene pjese e ketij ekipi bashke me sulmuesen qipriote Marinella Panagiotou e cila siç kemi bere te ditur ka firmosur diten e djeshme me Vllaznine dhe prandaj do te bashkohen serish bashke, tashme ne nivele edhe me te larta.

Ajo luan ne rolin e mesfushores se qendres dhe do te jete nje alternative me shume per ekipin shkodran i cili siç dihet tashme merr pjese ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Dhe perforcimi tjeter eshte Aleksandra Popoviç. Mbrojtesja malazeze ka qene edhe me perpara pjese e Vllaznise, nderkohe qe se fundi ka luajtur me ekipin Tomiris-Turan te Kazakistanit. Ajo luan ne rolin e mbrojteses se krahut dhe njekohesisht eshte edhe pjese e kombetares se Malit te Zi.

Me keto lojtare, Vllaznia mbyll merkaton dhe tashme ky do te jete kontigjenti me te cilin ajo do te luaje 6 ndeshjet e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve, nderkohe qe emrat e tre ekipeve kundershtare me te cilat do te jete ne grup, do percaktohen diten e hene pas hedhjes se shortit./SHKODRA-SPORT.COM/