Pas 12 titujve kampione te fituar ne Shqiperi, 10 me Vllaznine dhe 2 me Aden, Megi Doçi shpallet kampione edhe ne Turqi. Pak minuta me pare Gallatasaraj, skuader pjese e se ciles ajo eshte, eshte kurorezuar me titullin kampion, i pari ne historine e klubit te njohur turk.

Me fitoren e sotme ne shifrat 2-0 ndaj ekipit ALG Spor, Gallatasaraj u ngjit ne kuoten e 71 pikeve, me shume se çdo kundershtar tjeter dhe si rrjedhoje e ka merituar te gezoje ne fund te kampionatit, duke lene ne vendin e dyte me 2 pike me pak ekipin Fomget.

Ish- sulmuesja e Vllaznise dhe kapitenia e kombetares shqiptare Megi Doçi iu bashkua ne janar te ketij viti ekipit turk i cili insistoi shume per ta marre, kuptohet me objektivin e qarte per ta ndihmuar ne rrugen e tij drejt titullit kampion.

Dhe Doçi ndonese tek Gallatasaraj nuk ka luajtur ne rolin e sulmueses se mirefillte, por e terhequr ne mesfushe, ka dhene kontributin e saj ne kete sukses, me lojen dhe golat e shenuar. Ne kete menyre sulmuesja kuqezi ia del me shume sukses te tregoje vlerat e saj edhe jashte Shqiperise dhe sot u kurorezua kampione e Turqise me ekipin e Gallatasarajt./www.shkodrasport.com/