Tek skuadra shkodrane kishin filluar të mendonin për përforcime në janar ngaqë ajo kishte nevojë për ndërhyrje por në fakt, ka edhe lojtarë që po largohen prej saj. I pari duket se ka ikur sot dhe kemi të bëjmë me një prej titullarëve të saj. Bëhet fjalë për mesfushorin Edon Hasani sot i ka dhënë lamtumirën skuadrës shkodrane dhe është prezantuar diku tjetër, në një skuadër larg Shqipërisë. Një lëvizje e befasishme dhe vjen në një moment kur u tha se lojtari kishte pësuar një dëmtim në pulpë dhe ishte i pamundur për të luajtur në këto ndeshjet e fundit.

Por sot, ai është prezantuar tek skuadra e tij e re, pikërisht tek Sepahan i Iranit, skuadër ku më parë ka luajtur edhe shkodrani tjetër Xhevahir Sukaj. Një gjë e tillë është publikuar pak minuta më parë në faqen online të “Panorama Sport”.

Në fakt kjo gjë duket disi e habitshme sepse lojtari ka kontratë me Vllazninë dhe ende nuk është e qartë si është larguar sepse me siguri që askush nuk ka ditur gjë në lidhje me këtë lëvizje të tij.

© shkodrasport.com