Ndeshja Laçi= Vllaznia pritet me shume interes ne te dy kampet sepse eshte sfida e pare e kampionatit dhe padyshim qe ato duan te shohin veten ne raport me njeri – tjetrin. Padyshim qe pritet te jete nje beteje shume interesante e cila do te startoje ne oren 13.45 ne Laç.
Nderkohe, mesohet edhe emri i arbitrit qe do ta drejtoje kete sfide te vlefshme per javen e pare. Sektorit i arbitrimit prane FSHF-se ia ka besuar ate arbitrit fierak Kreshnik Cjapi.
Edhe dy asistentet e tij do te jene po nga ky qytet, pikerisht Ilir Tartari dhe Orgest Grabova, ndersa arbiter i katert eshte caktuar Olsid Ferataj nga Patosi.
Ne AVAR nderkohe do te jete Ani Koçiaj, ndersa asistent i tij Juxhin Xhaja. Delegat i Federates Shqiptare te Futbollit per kete ndeshje eshte caktuar Uvil Zajmi ndersa vezhgues do te jete Albano Janku.
Padyshim qe shkodranet presin nje arbitrim korrekt ne kete 90 minutesh ku do te kerkojne ta nisin me nje rezultat pozitiv sepse i kane te gjitha mundesite per ta bere kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/