Ndonese edhe ne Shqiperi e gjithe vemendja e opinionit sportiv eshte perqendruar tek Boterori i Katarit, ne fakt ne Shkoder sidomos, por natyrisht qe edhe ne Tirane ka shume interes per finalen e Superkupes te dates 7 dhjetor ne mes Tiranes dhe Vllaznise.
Nderkohe Federata Shqiptare e Futbollit si organizatorja e kesaj ndeshje, ka njoftuar mbremjen e sotme se ka nisur shitja e biletave te kesaj ndeshje qe do te shpalle edhe fituesin e nje tjeter trofeu qe ajo dorezon.
Nga ajo çfare shikohet, biletat ne tribunat pas porte, aty ku qendrojne zakonisht ultrasit e te dy ekipeve, do te kushtojne 5 mije leke te vjetra. Nderkohe ne tribunen perballe biletat do te jene me vlere dyfishe, pra 10 mije leke te vjetra.
Nderkohe ato tifoze qe duan me shume luks e qe do te zgjedhin tribunen qendrore, pikerisht tribunen 1 dhe 2, biletat aty duhet t’i blejne me 20 mije leke, ndersa ne tribunen GOLD bileta do te kushtoje 30 mije leke.
Biletat me te shtrenjta do te jene ato te tribunes PLATINUM ku vlera e saj do te jete 50 mije leke. Kuptohet qe pritshmerite jane per nje numer te madh tifozesh te te dy skuadrave te cilet do ta zbukurojne edhe me shume atmosferen e kesaj finaleje./SHKODRA-SPORT.COM/