Egnatia- Vllaznia eshte nje sfide shume interesante e cila do te luhet sot ne ora 15:00 ne stadiumin e qytetit te Rrogozhines. Ajo eshte e vlefshme per turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise.
Nje sfide shume e rendesishme ne mes dy skuadrave me te mira aktualisht te kampionatit shqiptar. Ne fakt si e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.
Kjo sepse per drejtimin e kesaj ndeshje eshte caktuar nje nga arbitrat me te mire te Shqiperise, pikerisht Enea Jorgji. Ai do te kete si asistente per ndeshje Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Arbiter i katert do te jete Silvio Durmishi.
Ne sistemin VAR nderkohe per kete ndeshje do te jete Emanuela Rrusta ndersa ne AVAR Florjan Vata. Vezhgues i arbitrave eshte Ilirjan Kristo ndersa delegat i Federates eshte caktuar Marius Sulejmani.
Ndeshja eshte e para e turit gjysmefinal te Kupes dhe do te vendose shume gjera per skuadren qe do te kualifikohet ne finalen e kupes se ketij sezoni./www.shkodrasport.com/