“Final 4” starton sot paraprakisht. Perpos sfides Egnatia-Dinamo qe luhet ne Rrogozhine, nje tjeter perballje interesante do te jete edhe ne Shkoder, aty ku Vllaznia e Partizani do te ndeshen me njeri- tjetrin duke nisur nga ora 16:30.
Sektori i Arbitrimit prane FSHF i ka vleresuar maksimalisht te dy keto ndeshje duke caktuar ne to arbitra te FIFA-s. Keshtu ne Rrogozhine do te vendose drejtesi elbasanasi Enea Jorgji, ndersa ne “Loro Boriçi” mesohet se kryesor do te jete durrsaku Florjan Lata.
Nderkohe asistente te tij do te jene Ilir Tartaraj i kolegjiumit te Fierit dhe Erind Burgu i kolegjiumit te Fushe- Krujes. Arbiter i katert do te jete Adrian Beqiraj i kolegjiumit te Tiranes.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete Olsion Yzeiraj nga Patosi dhe ne AVAR Juxhin Xhaja nga Tirana. Vezhgues i arbitrave do te jete Ervis Peza (Tirane) dhe delegat i FSHF-se Bujar Pregja.(www.shkodrasport.com)