Pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme e vlefshme per javen e 15-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Teutes.
Durrsaket vijne ne kete takim nga nje moment i mire qe po kalojne pas dy fitoreve rradhazi, ndersa e kunderta ndodh me shkodranet qe vijne pas dy humbjesh.
Nderkohe Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka zgjedhur edhe arbitrat qe do ta drejtojne kete sfide te rendesishme.
“Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor eshte caktuar Enea Jorgji, ndersa asistente te tij do te jene Astrit Mahmuti dhe Rexhep Muzhaqi. Arbiter i katert nderkohe do jete Blerim Ziri.
Ne sistemin VAR nderkohe do te kete Olsion Yzeiraj i kolegjiumit te Patosit dhe ne AVAR Emanuela Rrusta. Vezhgues i takimit eshte caktuar Fiqiri Haxhiaj dhe delegat Eduard Gjini./SHKODRA-SPORT.COM/