Shqiperia kohet e fundit eshte bere me kater arbitra te FIFA-s, por ne fakt asnjeri prej tyre nuk do te arbitroje ne ndeshjen me te rendesishme te javes se 21-te te “Abissnet Superiore”.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje gjyqtarit te kolegjiumit te Durresit Andi Koçi. Asistente te tij do te jene fieraku Ilir Tartaraj dhe tiranasi Arber Zalla.

Nderkohe arbiter i katert do te jete nje prej atyre me stemen e FIFA-s, lezhjani Eldorian Hamiti. Edhe ne sistemin VAR do te jete nje arbiter me kete steme, pikerisht Kreshnik Barjamaj ndersa ne AVAR do te jete fieraku Orgest Grabova.

Vezhgues i arbitrave do te jete ne kete ndeshje Plarent Kotherja ndersa delegat i Federates eshte caktuar Eraldi Shera. Sfida Vllaznia- Partizani do te nise ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/