U perfol se mund te kishte Artan Mergjyshi trajneri qe do te zevendesonte Armando Cungun ne pankinen laçiane, por jo. Drejtuesit e ketij klubi kane vendosur qe t’ia besojne drejtimin e skuadres nje trajneri italian
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se Francesco Moriero do të drejtojë kurbinasit në ndeshjet e këtij sezonit. Timonieri italian ka drejtuar në të kalaurën skuadrën e Dinamos në Superiore. Saktësisht në vitin 2021, 55-veçari ka drejtuar “Blutë” në dy ndeshje të Superiores.
Ndërkohë tashmë merr në dorë “frenat” e bardhezinjve bashkë me pergjegjësinë për t’i nxjerrë nga ‘kriza’ në të cilën ndodhen në këtë sezon. Kujtojmë se Moriero ka një karrierë të pasur kryesisht në Itali, ku ka luajtur për disa ekipe italiane në Serie A, si Roma, Napoli, Inter, Milan apo dhe Lecce e Cagliarin.
Eksperienca e tij do të ndihmojë Laçin në këtë sezon të rikthehet te rezultatet pozitive. Aktualisht në 8 javë kampionat, kurbinasit ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikë, ku kanë marrë vetëm 3 barazime.