Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka bere nje tjeter ndryshim te detyruar ne formacionin zyrtar ne minutat e fundit para ndeshjes me Bylisin.
Keshtu, nje tjeter mungese ne kete ndeshje, pas Esat Males qe ka ndjere shqetesime muskulare, do te jete edhe Marko Juriç, i cili eshte demtuar gjate nxehmjes.
Ne vendin e tij do te luaje Shehi, i cili rikthehet ne formacionin titullar pas disa ndeshjesh. Keshtu, dyshja e qendres se mbrojtjes pritet te jete Gurishta-Shehi.
Ndeshja Bylis-Vllaznia fillon ne oren 13:00 dhe do te transmetohet drejtperdrejt ne kanalet e platformes “OverSport”./Maringlen Zhivani/